Barcelona e interesuar në transferimin e Ilkay Gundogan - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Barcelona e interesuar në transferimin e Ilkay Gundogan

NULL NULL
16.03.2023 08:27
Ilkay Gundogan

Trajneri i Barcelonës, Xavi, tashmë ka kontaktuar lojtarin e Manchester Cityt, Ilkay Gundogan, në lidhje me një lëvizje gjatë dritares së verës.

Kontrata e Gundoganit me Manchester Cityn skadon në fund të sezonit dhe është konfirmuar se do të largohet nga Anglia si lojtar i lirë.

Raporti nga AS përmend se kontakti i parë ka qenë pozitiv pasi mesfushori gjerman do të ishte i gatshëm t’i bashkohej katalunasve, edhe nëse do t’i duhej të bënte një ulje page.

Atij do t’i ofrohet një kontratë trevjeçare deri në vitin 2025, nëse gjithçka bie në vend, transmeton Klankosova.tv.