Barcelona dhe Bayern sigurojnë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Barcelona dhe Bayern sigurojnë një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

2 muaj më parë

Barcelona dhe Bayern Munchen janë dy skuadrat e fundit që sigurojnë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Katalanasit siguruan kalimin në këtë fazë falë fitores 3:1 ndaj Napolit, transmeton Klan Kosova.

Messi, Lenglet dhe Suarez ishin shënuesit te Barça, kurse golin e vetëm për mysafirët e realizojë Insigne nga penalltia në minutat shtesë të pjesës së parë.

Kurse, me rezultatin 4:1, Bayern Munchen fitoi më lehtë se që është pritur ndaj londinezëve të Chelseat.

Në këtë duel shkëlqeu sulmuesi polak Lewandowski me dy gola, kurse nga një gol shënuan edhe Perisic dhe Tolisso. Ndërsa golin e nderit për mysafirët e shënoi Abraham.