Barcelona afër falimentimit NULL NULL 27.01.2021 15:03 27.01.2021 15:03 Sipas medieve spanjolle, klubi i futbollit nga Katalunia, ka borxh të përgjithshëm prej 1,173 miliardë euro. Kjo ka ardhur si pasojë e dallimit të madh të përqindjes në përfitimet dhe shpenzimet e Barcelonës. Kështu për shembull, 26-të herë kampioni i Spanjës, në sezonin 2018/2019 kishte të ardhura prej 990-të milionë euro, ndërsa në sezonin e kaluar ato ranë në 855, duke pasur rënie prej 14 përqind Ndërsa shpenzimet janë reduktuar vetëm 2 përqind, duke pasur parasysh që para dy sezoneve ato arrinin shifrën e 973 milionë eurove, ndërsa në sezonin paraprak ato ishin 955. Sipas faqes së njohur zvicerane për analiza në biznesin e futbollit, “Swiss Ramble”, në vitin aktual fiskal, klubi pret të ketë 796 milionë euro shpenzime, krahas 828 milionë eurove përfitime. Ndërsa sipas raportit të mediumit spanjoll, “La Vanguardia”, për t’i shpëtuar kolapsit, Barcelona duhet t’i paguajë këtë vit 420 milionë euro borxhe. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Zvicra publikon fanellat për Evropian, Xhaka: Mezi pres që së shpejti t'i vesh 10 orë më parë