Barça ia “maron kulaçin” Realit NULL NULL 12.01.2025 22:09 12.01.2025 22:09 Barcelona ka triumfuar në Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin me shifrat 5-2. Ndonëse të parët në epërsi kaluan Mbretërit me anë të Kylian Mbappes në minutën e 5’. Megjithatë rezultatin në baraspeshë e solli Lamine Yamal, në minutën e 22’, duke realizuar gol të bukur. Kurse për golin e epërsisë u përkujdes Robert Leëandoëski në minutën e 36’, nga penaltia. Ndërsa vetëm tre minuta më vonë Raphinha e shënoi golin e tretë. Ndërkohë pak pa përfunduar pjesa e parë, Barça shënoi edhe golin e katërt me anë të Baldes. Në pjesën e dytë, blaugranët nuk u ndalën pasi shënuan edhe golin e pestë me anë të Raphinhas. Reali krejt çka bëri në këtë ndeshje është që realizoi edhe golin e dytë me anë të Rodrygos./Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.