Barbano: Kryerësit e sulmit kaq të shëmtuar si në Ibër-Lepenc, kanë faktorin befasues (VIDEO) NULL NULL 07.12.2024 17:53 07.12.2024 17:53 Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, në një intervistë për Klan Kosovën. Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, thotë se kryerësit e sulmit “kaq të shëmtuar” të atij në kanalin e Ibër-Lepencit, kanë në anën e tyre faktorin befasues. “Duhet ta kemi parasysh që Policia e Kosovës po zbaton strategji dhe aktivitete të ndryshme, për ta ndalur trafikimin e jashtëligjshëm dhe për t’i ndaluar këto aksione. Gjithsesi, kryerësit e një sulmi kaq të shëmtuar gjithnjë kanë në anën e tyre faktorin befasues”. Ai tutje në një intervistë për “Info Magazine” deklaroi se hetimet inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. “Patjetër që hetimet, inteligjenca dhe kontrollet e ndryshme mund të ndihmojnë parandalimin e sulmeve të tilla terroriste. Por, befasia është gjithmonë një aspekt me rëndësi që duhet ta kemi parasysh”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.