Lajmet e fundit

Kosova është ndalur në barazimin 0-0 ndaj Izraelit në Nations League, në një ndeshje që, sipas analistëve, duhej të përfundonte me tri pikë. Rezultati e le Kosovën në një pozicion ende të hapur, por me ndjesinë e një rasti të humbur.
Në emisionin "Ora 7" në Klan Kosova, gazetari Mantho Prokopi tha se Kosova e kishte në dorë një hap të rëndësishëm drejt vendit të dytë në grup, por e humbi atë.
Sipas Prokopit, gjithçka mbetet ende e hapur në grup, por pikërisht ndeshje të tilla, të konsideruara "të vogla", e kanë çmimin më të madh kur humbasin pikë.
"Gaboi kudo përveç repartit të portës dhe i mungoi gjithçka. Pra, ditën e djeshme Kosova duhet të kishte bërë në një mënyrë ose në një tjetër duhet të kishte marrë tre pikët me Izraelin, pasi ishte ishte një nga këto sfidat ku Kosova mund të hidhte një hap shumë të rëndësishëm të paktën për vendin e dytë të grupit. Gjithçka është ende e hapur, por janë këto shpesh këto ndeshjet e vogla ku gabimet kushtojnë më shumë në fund", tha Prokopi.
Kurse, gazetari Bleron Ajeti u ndal te garat për vendin e dytë, duke vlerësuar se Kosova dhe Irlanda aktualisht ndajnë të njëjtin numër pikësh, nga katër secila. Sipas tij, ndeshjet direkte mes tyre do të jenë vendimtare për renditjen.
"Kosova me Irlandën pozitën në tabelë për momentin e kanë të dyja nga katër pikë, luajnë ndeshjet direkte që mendoj që kanë me qenë vendimtare, për arsye se Irlanda mundet me fituar minimalisht edhe një ndeshje ndaj Izraelit, edhe mendoj që nuk nuk merr fitore ndaj ndaj Austrisë faktikisht. Edhe mandej ndeshja vendimtare e Kosovës ka me qenë kështu përcaktuese ose determinuese për për pozitën e vendit të dytë. Favorit absolut është Austria, kanë treguar një kompaktësi perfekte kështu në ndeshjen që është luajtur. Mendoj që shumë lehtësisht Kosova ka mundur me i shkaktuar probleme edhe Austrisë. Ka qenë gabime ose kanë qenë probleme mungesa e Albion Hajdarit veçanërisht, mendoj që e ka shkaktuar kështu një një problematikë tepër të madhe kundër kundër Austrisë", tha Ajeti.