Barazimi me Letoninë, Sadiku: Skuadra nuk kishte shpirt, lojtarët nuk luftuan – fajtor Sylvinho (VIDEO) NULL NULL 11.06.2025 00:00 11.06.2025 00:00 Në studion e “Edicionit Special” në Klan Kosova, ishte i ftuar drejtori i sportit në Art Motion, Arlind Sadiku, i cili foli për barazimin e sotëm 1-1 të Shqipërisë me Letoninë. Sadiku tregoi se pse sipas tij Shqipëria dështoi të triumfojë ndonëse ishte në avantazh 1-0. Ai tha se nuk pa shpirt në skuadër dhe nuk pa që lojtarët për luftonin për të fituar ndeshjen. “Unë u mundova të gjej arsye sepse po luanim me Kombëtaren që është në vendin e 138, dhe nuk arritëm të shënojmë e as ta mposhtim, fal atij autogoli që shënoi Letonia ne morëm një pikë në Letoni, fatkeqësisht”, tha Sadiku, transmeton Klankosvoa.tv Sadiku nënvizoi se tani Shqipërisë i duhet të lëshojë pikë ndaj Letonisë dhe Andorrës. Ndër tjerash, ai tha se “fajin” për këtë paraqitje të “dobët”, e ka trajneri Sylvinjo, i cili nuk mori masa pas paraqitjes me Serbinë. Tutje, Sadiku tha se Ardian Ismajli i takonte shiriti i kapitenit dhe jo Rey Manajt. Ndiqeni videon për më shumë detaje: *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.