Lajmet e fundit

Gjilani dhe Dukagjini kanë zhvilluar një ndeshje interesante në kuadër të Superligës së Kosovës, e cila në fund u mbyll me rezultat 2-2.
Pjesa e parë ishte më interesante, me katër gola dhe ritëm të lartë. Blerind Morina zhbllokoi sfidën me një supergol nga gjuajtja e lirë, ndërsa Mërgim Pefqeli barazoi me kokë.
Gjilani riktheu epërsinë përmes mbrojtësit Arbër Potoku, por Dukagjini nuk u dorëzua. Me të nisur pjesa e dytë, Dienit Isufi shënoi për 2-2 dhe i siguroi skuadrës së tij një pikë të vlefshme.
Ky barazim konfirmon edhe një herë rezultatet pozitive të Dukagjinit në përballjet direkte me Gjilanin, ndërsa vendasit vazhdojnë pa fitore ndaj klinasve në ndeshjen e tretë radhazi.