Baraliu: Amerika po e përkëdhel shtetin e Serbisë (VIDEO) NULL NULL 31.05.2023 00:08 31.05.2023 00:08 Analisti politik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bleron Baraliu, ka thënë se është shqetësuese politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan. Baraliu, i ftuar në Edicionin Special të Klan Kosova, ka thënë se politika e ShBA-së në Ballkan, është tema kryesore që siç tha ai duhet të zgjidhet. “Kryeministri Kurti ka dëshmuar atë që është pritur nga administrata e presidentit Biden, ose të themi nga të angazhuarit në Ballkan, duke filluar me sekretarin Blinken dhe ambasadorin Hill. Kemi vërejtur për një kohë të gjatë një anim nga ana e Serbisë nga ky tandem”. Ai u befasua me veprimin e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, që sipas tij, është hera e parë që po reagon në këtë formë. “Ambasadori Hovenier ka bërë përjashtim deri më tani, është hera e parë që të jetë agresiv, në përkëdheljen që po i bëhet Serbisë. Mirëpo, më shumë se sa që është problem le të themi acarimi i marrëdhënieve apo vendimet e njëanshëm të Qeverisë së Kosovës për të shtrirë rendin dhe ligjin, më shumë shqetësuese është politika përkëdhelëse e administratës amerikane drejt Serbisë në Ballkan, kjo është tema kryesore që duhet të zgjidhet”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Inspektorati i kryeqytetit me aksione për taksitë e paautorizuar dhe autobusët që nuk respektojnë itinerarin e tyre (FOTO) 18 orë më parë