10:42, 16 Dhjetor 2019

Nëse gratë udhëheqin me çdo vend në botë do të ketë një përmirësim të përgjithshëm të standardit të jetesës dhe rezultateve, ka thënë ish Presidenti i SHBA-ve Barack Obama.

Gjatë një diskutimi në Singapor, ai tha se gratë padyshim më të mira sesa burrat.

Ai tha se shumica e problemeve në botë vinin nga njerëz të moshuar, kryesisht burra, që mbajnë pozita në pushtet.

Obama gjithashtu foli për polarizimin politik dhe përdorimin e mediave sociale për përhapjen e gënjeshtrave.

Duke folur në një ngjarje private për lidershipin, Obama tha se përderisa ishte në detyrë ai e kishte menduar se si do të dukej një botë e drejtuar nga gratë.

“Tani gra, unë thjesht dua që ju ta dini; ju nuk jeni perfekte, por ajo që mund të them është se ju jeni padiskutim më të mira se ne [burrat]”.

Konkurs Pune

Lexo më shumë