Banori i Mitrovicës së Veriut: I lutem Kurtit t’i kthejë sytë kah ne, kemi mbetur si jetimë (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banori i Mitrovicës së Veriut: I lutem Kurtit t’i kthejë sytë kah ne, kemi mbetur si jetimë (VIDEO)

NULL NULL
03/12/2021

Musa Haliti, banor i lagjes Kroi i Vitakut në Mitrovicë të Veriut, në “Info Magazinë” në Klan Kosova, ka folur për mungesën e energjisë elektrike, me të cilën po përballen tash e katër ditë.

Ai tha se kanë dyshime në lidhje me këtë mungesë të energjisë elektrike.

“Para katër ditëve, ka qenë një shkyçje, siguresat nuk e kanë mbajtur dhe ka dalë nga sistemi. Kur kam shkuar para katër ditëve dhe kam kërkuar prej serbëve se çka ka ndodhur, ata kishin dalë gjoja të protestojnë se nuk kemi rrymë. Kur ka ardhur KEDS-i serb, ka ardhur edhe drejtori i tyre dhe kam biseduar me të. Ai tha se është një problem diku. Ata problemin e kanë sanuar në një shtyllë betoni te serbët, e kanë bërë izolimin e tij dhe kanë thënë se tash është problemi te shqiptarët se gjoja shqiptarët po bëjnë ngarkesë me rrymë dhe siguresat nuk po e mbajnë”.

“Fillimisht iu kam besuar, por pastaj kam ardhur në përfundim se ato kanë qenë kamuflazhë të tyre që vetëm t’i largojnë banorët shqiptarë nga ajo trafo. Kemi dyshim që ata e kanë përdorur anën politike, që ne të na largojnë nga ajo trafo, që ne të mos kemi qasje në atë trafo”, u shpreh ai.

Haliti tha se për hallin e tyre janë drejtuar në dyer të ndryshme, përcjell Klankosova.tv.

E kam parë të arsyeshme që t’u drejtohem institucioneve kosovare. E kam parë të arsyeshme të shkoj në zyrën e kryetarit Bedri Hamza, ai nuk ishte aty dhe kam folur me nënkryetarin, i cili tha se nuk kanë mundësi të na ndihmojnë asgjë”, tha ai.

Tutje, Haliti tha se ka një kërkesë për kryeministrin Albin Kurti.

“I lutem Albin Kurtit le t’i kthejë sytë kah veriu, sepse kemi mbetur si jetimat pa nënë”, përfundoi ai.