Lajmet e fundit
Një banor i lagjes Aktash në Prishtinë, është ankuar për mbeturinat vëllimore që kanë mbetur pranë objektit të tij.
“Kam aplikuar më 26 korrik. I kemi ndjekur të gjitha udhëzimet dhe na kanë thënë se brenda pesë ditësh do të vijnë t’i marrin, por nuk na janë përgjigjur deri tash”, tha Miftari në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova.
Njëherësh, banori deklaroi se për rastin ka kontaktuar edhe Komunën e Prishtinës, por nuk ka marrë zgjidhje.