Banorët të shokuar pas përjashtimit të Metit nga Big Brother VIP Kosova 2 (VIDEO) NULL NULL 14.11.2023 19:57 14.11.2023 19:57 Meti sot është përjashtuar nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 2. Kjo u bë e ditur nga një zarf i zi që erdhi nga Vëllai i Madh, në momentin kur u përmend emri i Metit. Banorët të gjithë mbetën të habitur e shokuar për këtë vendim. “Banorë! Vëllai i Madh ka ndjekur me shqetësim të madh provokimet e vazhdueshme të Metit kundrejt Blerandos pas spektaklit të së hënës. Sipas rregullave të lojës, gjuha kërcënuese, cënimi fizik dhe nxitja për dhunë janë rreptësisht të ndaluara”, u tha në zarf. “Duke pasur parasysh faktin që përkundër paralajmërimeve edhe përmes zarfit të zi nuk ka pasur reflektim, pas verifikimit të pamjeve nga vendi ku ka ndodhur ngjarja e sotme, Vëllai i Madh ka marrë një vendim. Meti përjashtohet automatikisht nga gara dhe lë shtëpinë në këtë moment”, përfundoi zarfi. Për të shikuar Big Brother VIP Kosova abonohu në: Kosovë: Artmotion www.artmotion.net dhe Kujtesa www. kujtesa.com Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut: Artmotion Aplikacioni Mobil dhe Tring Satelit Evropë: Nimi Tv www.nimitv.com Amerikë: TV Alb *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Buci ia "grabitë" Santianës pijen nga dora, ajo i buzëqeshë dhe e pi menjëherë pas tij (VIDEO) 38 minuta më parë
Big Brother VIP Gania, Miss Rose dhe Edona flasin sy më sy për punën e rrobave (VIDEO) 47 minuta më parë