Banorët sonte pritet të shkëlqejnë, pasi për grimin dhe flokët e tyre do të përkujdeset "Studio Durimi" - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët sonte pritet të shkëlqejnë, pasi për grimin dhe flokët e tyre do të përkujdeset “Studio Durimi”

NULL NULL
30.01.2023 18:21

“Vëllai i Madh” ka nisur t’i surprizojë banorët e shtëpisë së tij që para nisjes së spektaklit Prime të kësaj të hënë.

Kësisoj, banorët sot nuk do të rregullohen vetë, por për ta do të kujdeset ekipi profesional i grimit dhe flokëve “Studio Durimi”.

“Banorë a ju ka marrë malli të ju rregullojë dikush për Prime, grim dhe flokë? Sot, për ju kujdeset ‘Studio Durimi’ nga Peja. Kjo studio gjendet në Pejë, por nëse ju pëlqen shumë mund të vijë edhe në Prishtinë”, u tha në njoftimin e “Vëllait të Madh”.

Spektakli Prime fillon sonte nga ora 21:00 në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.