Banorët e Veternikut në Prishtinë pritet të protestojnë sot NULL NULL 22.09.2019 08:12 22.09.2019 08:12 Banorët e lagjes së Veternikut në Prishtinë sot pritet të protestojnë për shkak të kanalizimit të hapur, i cili thonë se është duke kaluar në afërsi të lagjes. Kjo protestë do të fillojë të mbahet nga ora 11:00 tek ura ku kalon ky kanalizim, njofton Klan Kosova. Qytetarët e kësaj pjese thonë se kanalizimi i hapur përpos që po iu shkakton kundërmim të madh, po ashtu po është duke mbledhur edhe mushkonja, nga të cilat këta thonë se mundet të zhvillohet ndonjë epidemi. “Në këtë pjesë është e paraparë që të ndërtohet rruga A. Kërkojmë nga komuna e Prishtinës që urgjentisht të e mbyll kanalizimin e pastaj mund të vazhdon me ndërtimin e rrugës. Kërkohen afate të sakta për këtë punë”, thuhet në njoftimin e dërguar nga qytetarët. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Kurti falënderon Çekinë për rolin dhe kontributin në rrafshin e sigurisë së Kosovës 28 minuta më parë