Banorët e Paldenicës ndalin punimet e Bechtel Enka NULL NULL 08.09.2018 14:33 08.09.2018 14:33 Banorët e fshatit Paldenicë të komunës së Hanit të Elezit kanë bllokuar sot punimet e kompanisë Bechtel Enka për arsye të mos mbushjes së kërkesave për rrugët e mbyllura dhe largimin e një pusete të ujërave atmosferike nga mesi i rrugës që këta banorë e kishin bërë më 21 korrik të këtij viti. Pas ndërhyrjes nga kryetari i kësaj komune, Refki Suma, palët janë marrë vesh që të bëhet rregullimi i premtuar i rrugëve dhe largimi i pusetës, njofton Klan Kosova. Organizatori i kësaj proteste, Xhevdet Ramuka, ka bërë të ditur se nëse këto kërkesa nuk përmbushen ata prapë do t’iu kthehen protestave. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 13 orë më parë