Banorët e falënderojnë “Illyrian Eagle”, morën dhuratë bileta kthyese të fluturimit (VIDEO) NULL NULL 13.03.2023 22:29 13.03.2023 22:29 Pos debateve e situatave të tensionuara, banorët shpesh befasohen nga biznese të ndryshme vendore. Kësaj here, finalistëve iu dhuruan bileta kthyese të fluturimit nga kompania “Illyrian Eagles”. Banorët u shprehën falënderues ndaj kësaj kompanie, ku edhe treguan se si do ta shfrytëzojnë këtë mundësi. “Do të udhëtoj me Illyrian Eagle më 22 mars dhe do ta përdori këtë biletë për fluturimin me juve, dhe do ta bëj tag në Instagramin ti, jam shumë e lumtur që po udhëtoj me ju. Faleminderit shumë, ju dua!”, ka thënë Juliana. Stresi tha se detinacionin do ta ketë në Cyrih. “Jam entuziast ta bëj udhëtimin me Illyrian Eagle. Ju falënderoj shumë për biletën. Ju jemi shumë mirënjohës”, shtoi reperi. Ndërkaq Vedati tha se do ta dhurojë biletën për ndonjë çift të moshuar që shkon për të vizituar fëmijët në Zvicër. “Faleminderit për këtë biletë që ma keni dhuruar, pasi unë shkoj shpesh në Zvicër me siguri atë biletë e kam mundësinë ta paguaj, ose shpeshherë ma paguajnë televizioni zviceran, atëherë unë këtë biletë e kisha postuar në Instagram për ndonjë plak ose plakë që e ka marrë vizën dhe shkojnë te vazja apo djali i vet, të ia dhuroj dikujt që shkon atje”, tha Vedati. Mbresa tregoi që aktualisht nuk posedon vizë, mirëpo tha që me mundësinë e parë që i vjen do të udhëtojë me këtë kompani. “Problemi është që unë nuk kam vizë, por kur e marr normalisht që do ta shfrytëzoj të parën. Faleminderit për biletën dhe gjitha mundësitë dhe super kushtet dhe emrin super të zgjuar”, u shpreh Mbresa. E Artani tha se do të udhëtojë me familjen e vet në Zvicër me Illyrian Eagle. “Besoj që do ta realizoj një udhëtim në Zvicër, pasi edhe unë udhëtoj atje më shpesh. Besoj që do ta zgjedh bashkëshorten time dhe fëmijët e mi dhe bashkë me ju do të fluturojmë sigurt dhe do ta shijojmë shumë”, u shpreh Artani. Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP Vedati drejtuar Stresit: Ti nuk di me thënë asgjë, ke përdorur gjëra të varfra shpirtërisht (VIDEO) 2 months
Big Brother VIP Vedati drejtuar Stresit: Më fal shumë, por unë nuk jam grua e keqe, nuk bëj këso muhabetesh (VIDEO) 2 months