Banorët e Drenicës u aktivizuan që në agim që ta ndalin sot Vuçiqin (VIDEO) - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banorët e Drenicës u aktivizuan që në agim që ta ndalin sot Vuçiqin (VIDEO)

NULL NULL
09/09/2018

Shtatorja e Adem Jasharit ishte vendtakim për drenicakët sot.

E arsyeja pse disa banorë të Skenderajt me rrethinë, u detyruan të zgjohen para lindjes së diellit e të tubohen  në sheshin e qytetit, doli të jetë vizita e paralajmëruar e Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq tek fshati Bajë të kësaj komune.

Nga këtu, ata u nisën për tek vendi i njohur si Vojtesh në magjistralen Mitrovicë-Skenderaj, të cilën edhe bllokuan për ta ndaluar hyrjen eskortës e presidentit serb, njofton Klan Kosova.

Këtu, kamionët janë kryqëzuar me rrugën, bile janë bërë gati edhe turrat e druve e gomave për tu ndezur në rast nevoje.

Qytetarët, që vet u organizuan për këtë protestë, thonë që tentimi i Vuçiqit për të hyrë në Drenicë, nuk do të kalojë pa telashe.

Kronikë nga Enis Reçica.