Banorët e BBVK njoftohen rreth prodhimit të Prince Caffe dhe sfidës së saj (VIDEO) NULL NULL 02.02.2023 16:22 02.02.2023 16:22 Gjigandi kosovar i kafesë, Prince Caffe, sot bëri një prezantim informues para banorëve të Big Brother Vip Kosova, si dhe pati një sfidë për ta. Dardan Mehmeti nga Prince Caffe në Pejë dhe baristi Jetmir Maliqi ishin të pranishëm bashkë me banorët për t’i informuar dhe për të realizuar sfidën. Mehmeti u tregoi banorëve për detajet që kishin për të bërë. “Do të bëjmë një prezantim të shkurtër të fabrikës sonë, që e kemi ndërtuar një fabrikë të re”. “Po ashtu, i kemi përgatitur edhe disa manuale që tregojnë se si të krijohet një ‘ekspresso’ e mirë”, ka thënë Mehmeti. Ai më tej shtoi se pas përfundimit të prezantimit do të fillonin realizimin e sfidës, për të cilën banorët ishin ndarë në dy grupe. Nga të dyja grupet, do të dilte nga një banor fitues dhe në finale do të shkonin nga një përfaqësues i secilit grup dhe prej tyre njëri do të fitonte garën në emër të grupit të vet. Për fituesin, shpërblim nga Prince Caffe është një aparat i kafesë dhe dhurata të tjera për pjesëtarët e grupit. Mos harroni, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Big Brother VIP "Unë nuk t'a bëjë follow në instagram", Blerando me ngacmime të shumta drejt Albes (VIDEO) 09/12/2023
Big Brother VIP Besi, Shqipes: Më ke lëvduar deri sot, pse më thua tash se jam pa karakter? (VIDEO) 09/12/2023