Banorët e BBVK i pret një sfidë nga Prince Caffe (VIDEO) NULL NULL 02.02.2023 15:46 02.02.2023 15:46 Prince Caffe sot bëri një prezantim informues para banorëve të Big Brother Vip Kosova. Pos kësaj, banorët në dhomën e lojërave i priti edhe një sfidë nga gjiganti kosovar i kafesë. Banorët në këtë sfidë patën për t’u ndarë në dy grupe, ata do të përgatisnin kafe sikurse figurat që i patën të shfaqura në fotografi. Për këtë garë, ata do të merrnin edhe instruksione nga baristët e Prince Caffe. Nga të dyja grupet, do të dilte nga një banor fitues, dhe në finale do të shkonin nga një përfaqësues i secilit grup, dhe prej tyre njëri do të fitonte garën në emër të grupit të vet. Për fituesin, shpërblim nga Prince Caffe është një aparat i kafesë dhe dhurata të tjera për pjesëtarët e grupit. Mos harroni, formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.
Big Brother VIP "Më pëlqen ai djalë", Julianës i dalin lotët pas largimit të Atdheut (VIDEO) 2 months