Banorët e akuzojnë Drilonin për dështim të sfidës së buxhetit NULL NULL 16.12.2024 09:52 16.12.2024 09:52 Banorët e shtëpisë më të famshme në vend, Big Brother VIP Kosova, kanë akuzuar Drilonin për dështim të sfidës së buxhetit. Ata akuzuan Drilonin që ka derdhur shumë ujë teksa i njëjti ishte i fundit në rresht dhe kishte në dorë të derdhte ujin në kovën e shprazur, transmeton Klankosova.tv. Driloni mohoi akuzat duke u kërkuar banorëve që të shohin se uji është derdhur gjatë gjithë rrugës e jo vetëm në fund ku ishte ai. “Pak hajgare kom bo po 90 për qind të kohës kam qenë i fokusuar tek lodhja, 2-3 herë veç nëse ka ndodh najsen”, u shpreh Driloni. Për të parë më shumë detaje, klikoni videon në linkun më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.