Banorët diskutojnë për takimin e Dianës me motrën (VIDEO) NULL NULL 19.11.2024 12:21 19.11.2024 12:21 Banorët e shtëpisë më të famshme në vend janë bërë bashkë pas spektaklit ‘Prime’ mbrëmë. Temë diskutimi mes tyre ishte ardhja e motrës së Dianës dhe lajmi që i kumtoi ajo se babai i tyre është sëmurë dhe se për këtë dëshiron të largohet nga ky format. Po ashtu motra e Dianës u shpreh për raportin e saj me Arionin duke thënë se ky i fundit po e pengon në lojë. Arioni, mes tjerash, u shpreh se mendja po i shkon gjithkah dhe nuk dëshiron të hamendësojë. “Gjithkah po më shkon mendja – por nuk po du me hamendësu se gjithkah po më shkon mendja”, u shpreh Arioni. Ndërkohë që Diana u shpreh se Arioni nuk e ka penguar aspak në lojën e saj brenda shtëpisë më të famshme në vend. “Ky (Arioni) nuk më ka ndalë me bo lojën time. Për mua vetëm nuk përputhet kurrkund sepse unë e di vetë se qysh e kam jashtë me familjen time përderisa kurrë në jetë nuk më janë përzi se kënd e njoh”, u shpreh Diana. Por për më shumë detaje nga diskutimi i banorëve, klikoni videon në linkun më poshtë. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.