Banorët bllokojnë policinë, shkak mosrregullimi i rrugës (VIDEO) NULL NULL 27.06.2019 13:20 27.06.2019 13:20 Banorët e Shupkovcit të Mitrovicës e kanë bllokuar policinë për të shkuar në poligonin e qitjes me armë kështu duke kërkuar që rruga nëpër të cilën kalon policia EULEX, dhe KFOR-i të shtrohet urgjentisht, njofton Klan Kosova. Pas bllokadës, banorët kanë liruar rrugën për qarkullim kjo pasiqë drejtori i Shërbimeve Publike dhe Infrastrukturës, Naser Muja iu premtoir që brenda dy muajve do të shtrohet rruga. Deri tek bllokada e sotme erdhi pas ankesave të shumta që patën banorët rreth kësaj rruge, njofton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.