10:10, 7 Qershor 2020

Artisti anonim më i njohur në botë e ka trajtuar problemin social “Black Lives Matter” përmes një vepre arti dhe ka shkruar se “njerëzit me ngjyrë po dështojnë për shkak të sistemit”.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, ai ka thënë se racizmi është një problem i njerëzve të bardhë dhe për këtë arsye ata janë përgjegjës për rregullimin e tij, njofton Klan Kosova.

Një figurë e zezë me kornizë dhe e rrethuar me lule, shihet në punimin e fundit të publikuar nga Bansky. Pranë figurës së zezë ndodhet edhe një qiri i cili e djeg flamurin amerikan.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë