Lajmet e fundit

Banka të dëmtuara, dyer të thyera e mure të çara - kjo është gjendja në të cilën ndodhet shkolla “Mirali Sejdiu” në Gërmovë të Vitisë.
Pamjet janë dërguar në redaksinë e Klankosova.tv nga një lexuese, e cila ka shprehur shqetësimin për kushtet në këtë shkollë.
Ajo tha se për gjendjen e objektit janë ankuar edhe prindërit, por edhe vetë stafi i mësimdhënësve.
Sipas saj, këto ankesa deri më tani nuk janë marrë parasysh nga Drejtoria e Arsimit në Viti.
Më poshtë mund t’i shihni pamjet: