Banka e Anglisë në alarm të shtuar - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banka e Anglisë në alarm të shtuar

NULL NULL
28.03.2023 17:28
Banka e Anglisë

Banka e Anglisë është e alarmuar më tepër pas trazirave që vijuan në sektorin bankar.

Sidoqoftë guvernatori Andrew Bailey ka thënë para deputetëve se problemet e fundit me të cilat janë ballafaquar huadhënësit nuk kanë shkaktuar stres në sistemin bankar britanik.

Zyrtarët kanë provuar që t’i qetësojnë investitorët që prej dështimit të Silicon Valley Bank dhe Signature Bank, ku më pastaj pati ngritje të shqetësimit rreth stabilitetit, raporton BBC, përcjell KlanKosova.tv.

Bailey ka thënë se Banka e Anglisë duhet ta rrisë vigjilencën, duke theksuar se “kemi qenë në një periudhë me alarm dhe tension të lartë”.

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.