Bangladesh: Dënohen me vdekje pesë militant islamik për vrasjen e një personi NULL NULL 28/02/2017 28/02/2017 Një gjykatë në Bangladesh, të martën ka dhënë dënimin me e vdekje për 5 militantë islamik të cilët u gjetën fajtor për vrasjen e një personi, transmeton Klan Kosova. Japonezi Kunio Hoshi, 65 vjeçar u vra në tetor 2015 nga persona të maskuar në një motor, deri sa ishte duke shkuar për të vizituar fermën e tij. Prokurori publik në Bangladesh tha se këta pesë persona kishin përgatitur vrasjen e Hoshin për të destabilizuar qeverinë dhe vendin, ndërsa avokati i të akuzuarve tha se do të shkojnë deri në gjykatën më të lartë për të anuluar këtë vendim. Gjykata gjithashtu liroi një të pandehur, pasi akuzat kundër tij nuk mund të vërtetoheshin.