Lajmet e fundit

Një burrë në të 40-at është bërë viktima e fundit e një bande majmunësh që prej muajsh po terrorizon banorët e qytetit japonez Yugawara.
Burri u sulmua rreth orës 7 të mëngjesit, jashtë një lokali ku kishte shkuar, kur një grup prej rreth 12 majmunësh e sulmoi papritur. Ai u kafshua disa herë në duar dhe, pas arratisjes, u detyrua të merrte trajtim në spital, shkruan Daily Star, transmeton Klankosova.tv.
Grupi, i identifikuar nga autoritetet si “Troop T1”, është përfshirë në qindra raste agresive. Policia lokale ka regjistruar më shumë se 900 incidente me sjellje kërcënuese ose agresive të majmunëve që nga viti 2025.
Banorët thonë se kafshët po afrohen gjithnjë e më shumë drejt zonave të banuara, duke i bërë njerëzit të frikësohen të dalin nga shtëpitë.
Një banor në të 80-at tha për mediat lokale se dikur merrej me kopshtari, por tani e ka braktisur këtë aktivitet: “Majmunët vijnë…”