Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Banda e grabitësve përplaset në mur gjatë arratisjes, një i vdekur në Datteln

NULL NULL
11.06.2025 16:17

Një grabitje e dhunshme ndodhi në orët e para të mëngjesit në qytetin Datteln, në landin e Nordrhein-Westfalen të Gjermanisë.

Persona të panjohur thyen me forcë xhamin e një kioske duke përdorur një kapak pusi dhe hynë brenda për të kryer vjedhjen, transmeton klankosova.tv.

Por ngjarja mori një kthesë tragjike. Rreth orës 2 të mëngjesit, dy automjete – që dyshohet se ishin të përfshira në arratisjen pas grabitjes – po lëviznin me shpejtësi të madhe nëpër qytetin e Recklinghausen.

Të dy automjetet humbën kontrollin dhe përfunduan duke u përplasur frontal me murin e një ndërtese banimi pranë rrethrrotullimit në rrugën Esseler Straße.

Sipas Bild, pasojat ishin të rënda: gjashtë persona u plagosën rëndë. Një prej tyre ishte në gjendje kritike dhe u reanimua në vendngjarje, por fatkeqësisht ndërroi jetë pak më vonë.

Policia po heton lidhjen midis grabitjes së kioskut dhe aksidentit tragjik. Nuk përjashtohet mundësia që të dy automjetet të kenë qenë pjesë e të njëjtit grup të dyshuarish.

Hetimet janë në vazhdim, ndërsa autoritetet gjermane u bëjnë thirrje dëshmitarëve që të paraqiten me çdo informacion që mund të ndihmojë në zbardhjen e plotë të rastit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.