Bamieh ftohet nga Prokuroria pas konferencës në Prishtinë (VIDEO) - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bamieh ftohet nga Prokuroria pas konferencës në Prishtinë (VIDEO)

NULL NULL
nga Drin Demiri 16.07.2022 20:24

Në Kosovë erdhi si triumfuese pas fitores në gjyqin me qeverinë britanike.

Si atje, edhe në Prishtinë, ish-prokurorja e EULEX, Maria Bamieh, do të shpalosë akuzat e saj për korrupsion në misionin ku shërbeu.

Ato u bënë sebep edhe për një ftesë që e priste pas adresimit, e që do ta befasonte atë.

Ajo u ftua nga prokuroria me dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe rrjedhjes së informacioneve sekrete, njofton Klan Kosova.

Në konferencën për media, ajo foli për rastin e shpërthimit në lokalin Sekiraqa, ku deklaroi se ishin dy dëshmitarë, që thoshin se paguan për lirimin e dy personave.

Sipas Bamieh, rasti i ish-sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë, Ilir Tolaj, po tentohej të mbyllej.

Këtë, thotë se e zbuloi nga përgjimet në telefonin, që, sipas saj, i akuzuari e kishte në qeli. Megjithatë, raporti për këtë punë, pretendon se nuk u mor kurrë parasysh.