Balotazhi për Podujevën: Me sa vota diferencë pritet të përballen Hyseni me Bulliqin NULL NULL 22.10.2021 14:01 22.10.2021 14:01 Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për Podujevën, Ekrem Hyseni ka marrë 16 mijë e 451 ose 44.30 përqind në zgjedhjet e 17 tetorit. Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga Komisioni Qendor i Zgjedhjeve në garën për Podujevën, Shpejtim Bulliqi, kandidati nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje që aktualisht mban postin e të parit të këtij qyteti ka marrë 16 mijë e 338 në përqindje 44,00%, njofton Klankosova.tv. Hyseni e Bulliqi do të përballen në balotazhin e 14 nëntorit me 113 vota dallim. Garë e fortë mes dy partive është zhvilluar edhe për Kuvendin Komunal të Podujevës. Lidhja Demokratike radhitet e para në garën për ulëse në Kuvend me 11.692 ose 38,49%, kurse Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 11 mijë e 361 ose në përqindje 37.40. Këto rezultate mund të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës./Klankosova.tv/. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 28/03/2024