“Ballkoni i Hapur” i kryeministrisë do të përdoret për organizime të ndryshme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

“Ballkoni i Hapur” i kryeministrisë do të përdoret për organizime të ndryshme

NULL NULL
03/08/2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë pritjes që i bëri bashkatdhetarëve e shpalli ballkonin e objektit të kryeministrisë si “Ballkoni i Hapur”.

Ai në fjalën e tij tha se “Ballkoni i Hapur” është iniciativë e stafit të Kryeministrisë të cilën tha se, si kryeministër i vendit, e ka mirëpritur.

E ballkoni i kryeministrisë do të vazhdojë të përdoret për organizime të ndryshme.

“Ajo hapësirë tash e tutje do të vazhdojë të quhet ashtu dhe do të përdoret për organizime të ngjashme’’, tha zëdhënësi i qeverisë, Përparim Kryeziu, për Klankosova.tv.

Albin Kurti mbrëmë, në këtë pjesë të kryeministrisë, ka pritur bashkëatdhetarë të fushës së artit e kulturës, dhe profesionistë të fushave të ndryshme, për të bashkëbiseduar nga afër për ide dhe mundësi të reja për bashkëpunim me mërgatën.