Ballkani zyrtarizon sulmuesin Almir Kryeziun NULL NULL 10.06.2023 17:39 10.06.2023 17:39 Ekipi i Futbollit, Ballkani ka njoftuar për transferimin e radhës. Është Almir Kryeziu që i bashkohet Ballkanit, duke nënshkruar kontratë trevjeçare me skuadrën suharekase, njofton Klankosova.tv. “Kemi kënaqësinë t’u njoftojmë se sulmuesi këmbëshpejtë Almir Kryeziu tashmë edhe zyrtarisht është pjesë e skuadrës kampione”, thuhet në njoftim. Kryeziu i është bashkuar menjëherë ekipit, si një armë e fortë më shumë për trajnerin Ilir Daja. Kryeziu gjatë sezoneve të kaluara ishte pjesë e klubit të Dritës. /Klankosova.tv. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Matip i pafat, shënon autogol në minutat shtesë të takimit për t’i dhënë fitoren Tottenhamit 2 days