Ballkani vazhdon me fitore në Conference League NULL NULL 04.08.2022 22:36 04.08.2022 22:36 Ballkani e ka vazhduar me fitore rrugëtimin në Conference League. Ekipi i udhëhequr nga Ilir Daja, e ka mposhtur në “Fadil Vokrri” ekipin nga Ishujt Faroe Ki Klasvik me rezultat 3:2. Të parët në epërsi kaluan vendasit me Nazmi Gripshin, i cili realizoi në minutën e 30-të. Për 2:0 shënoi Meriton Korenica, në minutën e 41-të. Në pjesën e dytë suharekasit shënuan edhe njëherë me Albion Rrahmanin, i cili tundi rrjetën e kundërshtarit në minutën e 50-të. Por, gjërat nuk shkuan mirë për Ballkanin në 20 minutat e fundit, pasi që Klasvik arriti ta prek rrjetën e portës së Steve Frashërit dy herë, me Pall kiettskaro, që shënoi në minutat e 69-të dhe 88-të. Mysafirët mbetën me një lojtar më pak në fundin e takimit pasi që Odmar Faero, u përjashtua me të kuq në minutën e 93-të.