Ballkani, Prishtina dhe Drita me ndeshje të vështira të shtunën, duelet ekskluzivisht në Artmotion

Ballkani, Prishtina dhe Drita me ndeshje të vështira të shtunën, duelet ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 1 month më parë

Pas pushimit të skuadrave kombëtare, BKT Superliga e Kosovës rikthehet në aksion këtë vikend me ndeshjet nga xhiro e tretë, ndeshje këto që pritet të jenë shumë interesante dhe atraktive.

Ballkani – Ulpiana do të ndeshen mes tyre në stadiumin e qytetit në Therandë. Ndeshja do të fillojë në ora 16:00 dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 1 me komentimin e Lirim Pecit.

Ballkani deri më tani ka arritur rezultate të kënaqshme dhe është në krye të tabelës me 4 pikë të arkëtuara në dy takimet e para kurse nga ana tjetër, Ulpiana ka vetëm një pikë nga xhiro e parë dhe do të futet në ndeshje për të mos humbur.

Në të njejtën kohë, Art Sport 2 është rezervuar për përballjen mes Drenicës dhe Prishtinës, dy skuadrave të cilat kanë jetëgjatësinë më të madhe në elitën e futbollit kosovar, por që në këtë sezon nuk e kan nisur siç pritej, me Drenicën që ka befasuar për të mirë dhe ka arkëtuar 4 pikë teksa nga ana tjetër, Prishtina ka marrë vetëm një pikë nga dy duelet e para. Kjo përballje do të komentohet nga Jon Ajeti.

E fundit, por jo edhe më pak e rëndësishmja do jetë sfida mes Malishevës dhe Dritës, dy skuadrave që kanë nga katër pikë secila në këtë fillim sezoni dhe kanë dhuruar performanca solide. Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit “Liman Gegaj” dhe do të transmetohet ekskluzivisht në Art Sport 3 nën komentimin e Arbon Flugajt.