Ballkani Perëndimor “eksperimenton” me qeverisjen lokale NULL NULL 23.04.2015 17:32 23.04.2015 17:32 Ballkani Perëndimor po bën “ eksperiment “ me reformën e qeverisë lokale me theks të veçantë decentralizimin. Të gjithe vendet në Ballkan po përpiqen ta gjejnë modelin më të përshtatshem për demokratizim dhe njëherëshit po përpiqen të balancojnë fuqitë mes Qeverisë qendrore dhe asaj lokale. Kjo u tha gjatë konferencës për qeverisjen lokale me temën ““Decentralizimi një mundësi apo sfidë në zhvillimin e vendeve në tranzicion”. Besnik Tahiri, drejtor ekzekutiv i Institutit KLGI, tha se në të gjitha vendet e Ballkanit është e një luftë në mes nivelit qendror dhe atij lokal kur flitet për kompetencat dhe se këto vende ende nuk kanë decentralizim. Edhe Dushan Janiç, themelues i Forumit për marrëdhënie Etnike në Beograd, tha se nëse një qeveri nuk e ka vizionin e qartë se ku dëshiron të arrijë me reformën e decentralizimit, në atë shtet do të ketë gjithmonë kaos. E Bajram Gecaj, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, tha se njëra nga prioritetet e tyre është që të bëjnë ndryshime në ligjin për qeverisje lokale. Nga ky debat, u arrit në përfundim se decentralizimi ka qenë dhe do të vazhdoj të jetë peng i një politike të inatosur dhe pragmatike në kuptimin e interesit politik të partive.