Ballkani mezi e nxjerr një barazim ndaj Prishtinës NULL NULL 04.05.2023 17:03 04.05.2023 17:03 Prishtina ka barazuar me Ballkanin, me rezultat 1-1, në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës. Golin për kryeqytetasit e ka realizuar Leotrim Kryeziu, në fund të pjesës së parë. Në pjesën e dytë pas shumë tentimeve, Ballkani e gjeti golin e barazimit me anë të Albion Rrahmanit në fund të pjesës së dytë. Kështu Ballkani me këtë barazim bën një hap prapa për titull pasi Drita ka shënuar fitore ndaj Llapit dhe është larguar me tre pikë në pozitën e parë. Prishtina pas barazimit renditet në pozitën e katërt me 43 pikë, pas 32 ndeshjeve. /Klankosova.tv.
Futboll Rexha: Që prej ardhjes së Currit, Prishtina ka reflektuar dhe ka treguar vlera të larta 23/04/2023