Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani me katër sulmues ndaj Dritës

NULL NULL
22.09.2024 14:12

Kampioni i Kosovës në futboll ka vendosur të zbres në fushë me katër sulmues në derbin e Superligës ndaj Dritës.

Sunday Adetunji, Almir Kryeziu, Walid Hamidi dhe Giovanni Ribeiro do të jenë katërshja ofanzive e Ballkanit me të cilën Artin Pollozhani ka vendosur t’i sulmojë vendasit.

Mesfusha udhëhiqet nga Lindon Emerllahu dhe Eris Abedini, kurse mbrojtja përbëhet nga kapiteni Bajram Jashanica, Astrit Thaqi, Geralb Smajli dhe Arbër Potoku.

Në portë i përhershmi Enea Koliçi. Drita – Ballkani fillon në orën 15:00 dhe transmetohet direkt në Kanalin ArtSport 1 të platformës gjigante, Art Motion.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.