Ballkani mbyll rrugët, refugjatët ia mësyjnë Evropës nga Afrika NULL NULL 29.03.2016 17:27 29.03.2016 17:27 Pas mbylljes së rrugëve të Ballkanit për refugjatët nga Siria dhe Afganistani mund të kalojnë në një rrugë përmes veriperëndimit të Afrikës, ku tashmë janë duke pritur qindra e mijëra emigrantë për të lëvizur mbi det , vlerëson e përditshmja e Vjenës “Standard”, përcjellë Klan Kosova. Lista tregon vlerësimet e numrit të refugjatëve që në ketë mënyrë të shkojnë në Evropë ndryshojnë nga 200.000 në 800.000. Megjithatë, ardhjet e refugjatëve në Itali, janë në rritje përsëri, edhe pse ende është në nivel të ulët. Shumica e emigrantëve vijnë nga Afrika sub-Sahariane, dhe sirianët, irakianët dhe afganët nuk janë edhe në mesin e dhjetë vendeve të origjinës, ka thënë zëdhënësi i UNHCR-së për Evropë Flavio Di Giacomo, shkruan Standard, përcjellë Klan Kosova. Ai tha se kur një rrugë mbyllet, një tjetër hapet automatikisht, e cila është zakonisht më e rrezikshme. Kjo, siç vuri në dukje gazeta, vlen edhe për rrugën e Mediteranit , që është më e gjatë dhe më e rrezikshme. Po mendohet për rrugë alternative , nëpërmjet Bullgarisë ose Shqipërisë, por ndryshe nga këto rrugë, rrugët përmes Afrikës së Veriut janë përdorur tashmë më herët dhe ka një rrjet të kontrabandistëve. Di Giacomo pres që në të ardhmen, përsëri të rritet numri i emigranteve që përdorin rrugë prej Afrikës së Veriut deri nëpërmjet Mediteranit në Itali. Pritet që kontrabandistët në fillim të muajit të ardhshëm përsëri të përfitojnë në mënyrë të konsiderueshme nga vala e refugjatëve. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Maqedonci: Ekziston rreziku i përsëritjes së skenarit të Banjskës – s’ia kemi frikën kërcënimeve të Serbisë 20/09/2024
Lajme Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor, godet mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut 20/09/2024