Ballkani humb kryesimin e Superligës - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ballkani humb kryesimin e Superligës

NULL NULL
30.04.2023 17:34
Superliga e Kosoves ne futboll

Ballkani ka bërë një hap të gabuar këtë javë në rrugëtimin drejt titullit.

Skuadra Ilir Dajas, ka barazuar 1:1 kundër Dukagjinit duke humbur kështu përkohësisht kryesimin e tabelës.

Vendin e parë tani e ka zënë Drita që e kanë mposhtur Ferizajn me rezultat 3:0.

Skuadra nga Gjilani, me një pikë më shumë sesa ajo nga Suhareka.

Me rezultat të barabartë kanë përfunduar edhe dy ndeshjet e tjera në program, Prishtina-Llapi dhe Trepça 89-të dhe Gjilani.

Këto dy takime u mbyllën pa gola.

Gjilani aktualisht mban vendin e tretë me 47-të pikë, kurse Prishtina ka 42 pikë në të katërtin/ Klankosova.tv

Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.

BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.