Ballafaqimi në Info Magazine: Shyqiri Bytyqi me Rrahman Jasharin NULL NULL 11.04.2018 15:18 11.04.2018 15:18 Drejtues të SBASHK-ut kanë kërcënuar se nëse deri të premten më 13 prill, projektligji për punëtorët e viteve të 90-ta nuk dërgohet në Kuvend, atëherë ata do të hyjnë në grevë. Në ndërkohë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë i ka bërë thirrje SBASHK-ut që të anulojë grevën e paralajmëruar pasi kjo sipas tyre rrezikon edhe testin PISA 2018 që ka filluar sot. Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka thënë se ata kanë bërë përpjekjet që projektligji të procedohet sa më shpejt në Kuvend. Pikërisht për këtë temë do të diskutohet sot në Info Magazine të Klan Kosovës ku do të ballafaqohen Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi dhe kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari. Ndiqeni Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30. Mos e humbisni! *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Tahiri (AAK): Diagnoza e politikës së jashtme të Kosovës sot është e thjesht, tre vjet asnjë njohje 3 orë më parë
Kosova Kosova kërkon personat e pagjetur edhe në Bosnje dhe Kroaci, Serbia nuk bashkëpunon 4 orë më parë