Ballack: Guardiola të qëndrojë NULL NULL 20/05/2015 20/05/2015 Ish kapiteni i kombëtares gjermane mendon se Pep Guardiola duhet të mbetet trajner i Bayern Munchen. Pep Guardiola padyshim duhet të vazhdojë të mbetet tek Bayern Munchen, sipas ish mesfushorit të kombëtares gjermane, Michael Ballack. Me kontratën që i skadon sezonin e ri, e ardhmja e Guarliolas mbetet e paqartë, pavarësisht insistimit të tij për të qëndruar. Eleminimi i skuadrës në gjysmëfinale të Champions dhe humbjet në ndeshjet brenda kampionatit kanë bërë që e ardhmja e spanjollit të lidhet me një transfer tek ‘Citizens’. Por, Ballack vazhdon të besojë se ai është personi i duhur për stolin bavarez. “Taktikat e Pep janë të padiskutueshme. Ai është trajner i jashtëzakonshëm, i duhuri për Bayern”. “Ata luajtën bukur për kohë të gjatë. Kah fundi i kampionatit pati disa lëshime, por kështu është gjithmonë me ekipet e mëdha”. “Për momentin ka shumë ankesa. Të gjithë duhet pasur një perspektivë të të parit, pas eleminimit nga Champions. Baza për sezonin e ardshëm është e qëndrueshme”.
Kosova Paralajmërimet e Kurtit për luftë, Raci: Bëri mirë që tregoi për rrezikun (VIDEO) 4 minuta më parë
Kosova Zeqiri paralajmëron padi ndaj atyre që arrestuan policët pa pasur prova (VIDEO) 30 minuta më parë