Lajmet e fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në Shqipëri, Taulant Balla, ka folur rreth marshit për çlirimtarët, i cili mblodhi mijëra qytetarë në sheshin e Prishtinës.
Ai për emisionin "Info Magazine" në Klan Kosova tha se çdo akuzë për UÇK-në është akuzë për popullin shqiptar, njofton Klankosova.tv
“Një prej epopeve më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve, siç ishte çlirimi i Kosovës. Kështu që, ju lutem shumë, në këtë këndvështrim, kurrë mos harroni që armiqtë nuk ndërrojnë".
"Pra, çdo akuzë mbi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës nuk është thjesht dhe vetëm mbi komandantët, mbi ushtarët e UÇK-së, por është mbi të gjithë popullin shqiptar, pavarësisht se janë në Kosovë, në Shqipëri apo kudo tjetër".
"Dhe e gjithë kjo baltë e hedhur gjithë këto vite ndaj UÇK-së është një baltë e hedhur kundër popullit shqiptar".
Në fund, Balla tha se marshimi i mbajtur në Prishtinë përçon, një mesazh të qartë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
“Pra, populli shqiptar vendosi sot që katër udhëheqësit të jenë të pafajshëm”, përfundoi Balla.