Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Balje: Më ofruan pozitën e profesoreshës në Shkup, nëse e votoj Haxhiun (VIDEO)

NULL NULL
23.05.2025 11:12

Deputetja Duda Balje deklaroi se ka pasur disa thirrje telefonike nga një mik jashtë politikës, për t’i thënë se tani është mundësia për të biseduar rreth një aplikimi për punë që ajo ka bërë në Maqedoni të Veriut para disa vitesh, për postin e profesoreshës.

Balje tha se kjo ofertë i erdhi indirekt nëse ajo e voton Albulena Haxhiun për kryetare të Kuvendit, për çka tha se e refuzoi.

Ajo më tej shtoi se qëndrimi i saj vazhdon të mbetet i njëjtë edhe në seancën e sotme lidhur me të propozuarën e Vëtëvendosjes për kryekuvendare.

lajme të ngjashme