Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bali Muharremaj me drejtorë vishen me ngjyrat e FC Ballkanit (FOTO)

NULL NULL
18.08.2022 09:43

Skuadra KF Shkupi dhe ajo FC Ballkani do të ballafaqohen sot në kuadër të finales së play-off-it.

Të dy klubet kampione, njëra e Kosovës dhe tjetra e Maqedonisë së Veriut përballen sot në kërkim të një vendi në fazën e grupeve të garës evropiane, Liga e Konferencës, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, së bashku me drejtorët e kësaj komune janë veshur me ngjyrë portokalli për ta mbështetur skuadrën FC Ballkani e cila është po ashtu nga kjo komunë.

“Për FC Ballkani sonte kemi emocione të gjithë, në Kosovë dhe Suharekë. Klubi i Ballkanit sot është emocioni ynë dhe zemra jonë”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Sot zhvillohet ndeshja ndërmjet skuadrave KF Shkupi dhe FC Ballkani

klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.