Bale mbetet në Real, edhe këtë verë NULL NULL 07.05.2015 15:54 07.05.2015 15:54 Agjenti i uellsianit ka thënë se nuk ka asnjë arsye që klienti i tij të largohet nga ekipi numër një në botë. Gareth Bale nuk do të largohet nga Reali i Madridit, këtë verë. Vulë kësaj gjëje i dha agjenti i uellsianit, Jonathan Barnet, të enjten. “Pse ai duhet të shkojë diku tjetër”, ka thënë ai, kur është pyetur nga Sky Sport. “Reali është klubi numër një në botë. Ne e dimë se gjithmonë ka interesim të ekipeve tjera për Bale, por tash për tash jemi të bindur se do të qëndrojë në Madrid, edhe pas kësaj vere”. 25 vjecari është kritikuar shumë për formën e tij sivjet, e sidomos për paraqitjen nga Juventusit, të martën. Në shumë raste, edhe është fishkëlluar nga tifozët madrilenë. Por, trajneri Carlo Ancceloti dhe presidenti Florentino Peres kanë thënë se nuk mund ta imagjinojnë Realin pa Cristiano Ronaldon dhe Gareth Bale. Është raportuar se Manchester United mund të paguajë deri në 130 milionë euro për transferimin e ish-lojtarit të Totenhamit. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll FSHF-ja konfirmon shitjen e biletave në afat rekord për ndeshjen Shqipëri-Çeki, mbi 300 mijë kërkesa ishin 4 days