Lajmet e fundit
Në emisionin "Rubikon" në Klan Kosova, ai tha se Lëvizja Vetëvendosje nuk po ka rrugëdalje nga ngërçi politik duke folur për thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit për ditën e nesërme.
"Është një situatë që ju ka imponu Vetëvendosjes dhe prej kësaj situate po don me kapitalizu një rezultat maksimal, me zhvendos procesin elektoral në një kohë ku shpreson që i levërdis si një kohë e levërditshme... I është imponuar situata, nuk po ka rrugëdalje", tha ai.
Kujtojmë se, sipas një aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, afati i fundit për konstituimin e Kuvendit të Kosovës përfundon sot në ora 23:59, apo 30 ditë pas certifikimit të rezultatit zgjedhor.