Balaj: Ajo që inteligjenca artificiale ofron është e jashtëzakonshme (VIDEO) NULL NULL 27.04.2023 21:37 27.04.2023 21:37 Dea Balaj, eksperte e fushës së neuromarketingut tha se zhvillimi i fushës së inteligjencës artificiale ka revolucionarizuar shumë fusha, duke përfshirë atë të marketingut dhe të mjekësisë. “Është e jashtëzakonshme ajo çfarë AI (inteligjenca artificiale) ofron, mendoj se Chat GPT është një ledhatim i lehtë në raport me fuqinë e plotë që AI mund të ketë në vitet në vijim.” “Esenca e AI që ndërvepron në fushën e neuromarketing është si të arrijnë që me sa më pak njerëz që ne tesojmë, apo me formën sa më të lehtë të testimit të të dhënave të arrijmë rezultate shumë konkrete që të dimë saktësisht cili është produkti që mund t’i shitet një personi, apo cila është kampanja specifike që duhet t’i targetohet një audience”, tha Balaj në Rubikon të Klan Kosovës. Duke folur për eksperiencën e saj me kompaninë amerikane ‘91 Life’, Balaj tha sistemet e inteligjencës artificiale mundësojnë që doktorët të paralajmërohen në kohë reale për problemet që mund t’i kenë pacientët. “I gjithë informacioni që merret nga impiantet e zemrës së njerëzve të cilët kanë probleme me aritmi, apo probleme të tjera kardiologjike ato procesohen në formula matematikore të ‘91 Life’ dhe më pas këto i dërgohen prapa të gjithë doktorëve për të paralajmëruar në kohë reale problemet që kanë pacientet, dhe kjo normalisht në kushte tradicionale do të zgjaste rreth dhjetë orë dhe dhjetë persona që duhet për t’i përpiluar informacionet, tash me sisteme të AI realizohet për dhjetë minuta dhe vetëm 3 persona të cilët janë të përfshirë në sistem”, tha Balaj. Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber. BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.