Bajrush Morina: Luta s’e ka seriozisht kandidimin, Vjosa s’i ka votat NULL NULL 23.05.2015 12:49 23.05.2015 12:49 Vjosa Osmani dhe Lutfi Haziri dje dhe sot i kanë shpallur kandidaturat për postin e kryetarit/es të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Të dy do ta konkurrojnë kryetarin aktual Isa Mustafa për numrin një të LDK-së. Por, sipas gazetarit Bajrush Morina, i cili është njohës i zhvillimeve në LDK, përkundër kandidaturave, në krye të LDK-së do të vazhdojë të qëndrojë Isa Mustafa. “Për mendimin tim, Vjosa Osmani nuk ka vota të mjaftueshme në Kuvend, sepse kryetari i LDK zgjidhet ne Kuvend, e jo sipas sistemit ‘një anëtar një votë’”. “Ndërkaq Lutfi Haziri do të bëjë fushatë zgjedhore, por jo kandidaturë serioze për kryetar të LDK-së”. “Më tepër besoj në një ‘marrëveshje xhentëlmene’ mes atij dhe Isa Mustafës, sesa në një kandidaturë serioze”. “Haziri në prag të Kuvendit mund t’ia depozitojë votat e tij Isa Mustafës”. “Gjithsesi, përkundër kandidaturave tjera një emër është favorit në këtë garë”. “Isa Mustafa”. Megjithatë, sipas ish kandidatit të LDK-së për deputet, e rëndësishme është që LDK-ja e ka krijuar një praktikë që partitë tjera nuk e kanë. “Në LDK tashmë është krijuar tradita e garës me më shumë se një kandidat, diçka që nuk po ndodh te asnjë parti tjetër politike”. “Pas vitit 2006 në LDK i kemi pasur dy gara zgjedhore me më shumë se një kandidat dhe me votim të fshehtë – e jo me duartrokitje. Edhe kjo vlen për t’u veçuar si vlerë e demokracisë politike që e ka LDK-ja dhe që nuk e kanë partitë te tjera”, ka deklaruar botuesi i gazetës Botapress. Morina mendon se ardhja e kujtdo në krye të LDK-së nuk duhet të ndërrojë mënyrën e të funksionuarit politikisht të partisë. “LDK nuk ka nevojë për ndërrim të kursit politik, por për avancim të tij”./Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Dy të vrarë e 6 të plagosur në kryeqytet më 2024 - kritikë për masat ndëshkuese (VIDEO) 15 orë më parë