Bajrami: Qëndrimet e Teuta Rugovës, kundër LDK-së dhe kundër veprimtarisë së babait të saj, Presidentit Rugova NULL NULL 04/09/2018 04/09/2018 Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se pjesëmarrja e koleges së saj nga kjo parti, Teuta Rugova në nisjen e seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës është kundër qëndrimeve të partisë pjesë e cilës është ajo. “Është përfaqësim për të keq për LDK-në dhe elektoratin e LDK-së”, ka thënë Bajrami, njofton Klan Kosova. Bajrami ka theksuar organet e partisë do të vendon nëse do të ndërmarrin masa ose jo. “LDK ka edhe një mekanizëm tjetër ndëshkimit të lirë – ndëshkimi i votës qytetare. Kemi parë reagimin e elektoratit të LDK-së kundër deputetes Rugova. Nuk ka nevojë për ndëshkime formale pasi që është elektorati që do i japë përkrahje ose do ta dënojë në të ardhmen”. “Qëndrimet e deputetes Teuta Rugova janë në kundërshtim me veprimtarinë shekullore të babait të saj, presidentit Rugova që është akrkitekti kryesor i pavarësisë së Kosovës”. Deputetja Rugova sot ka bërë kuorumin për seancën e thirrur që të votohet ekipi i ri dialogues për bisedimet në Bruksel. Ajo edhe në të kaluarën ka mbajtur qëndrime që LDK i ka cilësuar që kanë rënë ndesh me qëndrimet e tyre.
Kosova Pejë: Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një personi 45 minuta më parë